“Shikoni kush ka zbarkuar” – FSHF njofton për tubimin e lojtarëve dhe nisjen e përgatitjeve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:27

“Shikoni kush ka zbarkuar” – FSHF njofton për tubimin e lojtarëve dhe nisjen e përgatitjeve

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur grumbullimin për Euro 2024, ka bërë të ditur FSHF përmes rrjeteve të tyre sociale.

FSHF-ja ka publikuar disa fotografi të lojtarëve, ku shihen të grumbulluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Aty shihen disa nga lojtarët kryesorë të ftuar nga Sylvinho, i cili listën me 27 veta i publikoi të hënën, ndërsa grupit pritet të kompletohet nesër.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D856748683154307%26set%3Da.551923983636780%26type%3D3&show_text=true&width=500&is_preview=true

Kuqezinjtë i kanë dy miqësore në Hungari, më 3 dhe 7 qershor luan miqësore kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.

Në Euro 2024, kuqezinjtë e nisin kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit më 15 qershor, ndërsa pjesë e grupit B janë edhe Kroacia dhe Spanja. /Telegrafi/ 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 22:27