Takimi i liderëve të LSDM-së

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:37

Takimi i liderëve të LSDM-së

Kryetari i dorëhequr i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka organizuar takim me paraardhësit e tij, Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska dhe Vllado Buçkovski, për të diskutuar për zgjedhjet e brendshme partiake për lidershipin e ri, përcjell FLAKA.

Informacionin për Sitelin e ka konfirmuar një prej të pranishmëve në takim, duke treguar se takimi ka ndodhur 10 ditë më parë.

Sipas informacioneve, në takim është diskutuar se si të parandalohen gabimet nga zgjedhjet e kaluara, por edhe cili duhet të jetë synimi kryesor i kryesisë së re. Sipas ish-drejtuesve të kryesisë së re, synimi fillestar duhet të jenë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm me fokus komunat në të cilat mund të arrihet një rezultat pozitiv dhe qëllimi i dytë dhe më i rëndësishëm janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zgjedhjet për kryesinë e re në LSDM janë caktuar për më 30 qershor dhe deri më tani kanë shfaqur interesim disa deputetë, ndër të cilët Venko Filipçe, Jovan Despotovski, Sllavjanka Petrovska, Viktor Bozhinovski, ndërsa Stefan Bogoev, Shilegov dhe Bytyqi janë ende duke menduar. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Maj, 2024 21:37