A mund të lexoni mendjet e njerëzve përmes gjuhës trupore

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:14

A mund të lexoni mendjet e njerëzve përmes gjuhës trupore

Gjuha e trupit është një një ndër elementët më të rëndësishëm në të folurën e secilit nga ne. prania e saj në një bisedë ka një rol të rëndësishëm pasi na ndihmon për të kuptuar mendimin e personit që kemi përballë.

Në një takim ju mund të flisni për tema të ndryshme me një shoqe apo një mik, mund të flisni për humbje në peshë, për fejesë, martesë apo për ndonjë marrëdhënie specifike me pjestarët e familjes.

Eksperti i gjuhës trupore, Australian Allan Pease, ka shkruar një libër të titulluar “Trupi i Gjuhës: Si t’i lexoni mendimet e të tjerëve nga gjestet e tyre”. Më poshtë do të lexoni disa nga shprehitë më të shpeshta të gjuhës së trupit:

Gishtat në gojë ose pranë saj – Bashkëbiseduesi ka nevojë për ndihmë sepse është në depresion. Pa vetëdije, dëshiron të kthehet në një të kaluar pa shqetësime, ose më mirë  në fëmijëri, në mbrojtjen dhe kujdesin e nënës, kur nuk kishte probleme të përditshme apo strese.

Mbështet kokën në duart e tij – Ky gjest tregon mërzinë. Nëse bashkëbiseduesi është i pozicionuar në këtë mënyrë, do të bënit më mirë t’i jepnit fund historisë që jeni duke treguar; ndoshta nuk është aq interesante sa mendoni. Gjithashtu, kjo tregon se personi me të cilin po flisni do të preferonte më mirë heshtjen se sa të dëgjonte historinë që ju po tregoni.

Mban kokën me pëllëmbën e dorës, ose ka zënë sytë me pëllëmbën e dorës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:14