Arben Taravari: E kuptoj z.Ahmetin nuk është mësuar të jetë në opozitë, por do të mësohet

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:25 Përditësuar

Arben Taravari: E kuptoj z.Ahmetin nuk është mësuar të jetë në opozitë, por do të mësohet

Arben Taravari tha se Ali Ahmeti nuk është mësuar në opozitë por do të mësohet pasi siç thotë, është burrë i mençur dhe i urtë por i duhet pak kohë dhe shtoi se brenda katër viteve në BDI do të ketë reforma dhe do të bëhet një parti opozitare ashtu siç i ngjanë, përcjell TV21.

“Unë e kuptoj zotëri Ahmetin, nuk është mësuar të jetë në opozitë por dal ngadalë do të mësohet se unë mendoj se është burrë i mençur, burrë i urtë kështu që i duhet pak kohë. Në psikologji ekziston periudhë emocionesh dhe afekti, besoj se do të stabilizohet dhe do ta merr ashtu si duhet punën e opozitës. Për çdo parti është e mirë që të jetë një periudhë në opozitë, është e shëndetshme. Besoj se këto katër vite, në BDI do të ndodhin reforma të mirëfillta dhe një gjeneratë e re e politikanëve të BDI-së do ta bëjnë një BDI tamam opozitare dhe ashtu si i ngjanë”, tha Taravari.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:25 Përditësuar