Narcisja e ditëve tona

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:42

Narcisja e ditëve tona


E kisha dëgjuar fjalën “Narcis-narcizoid”, që kuptoja dhe e përdorja në praktikën time, për ndonjë person, që e pëlqente vetëm mendjen dhe bukurinë e vet. E di se është një lloj luleje, që në mënyrë figurative, ndjehet më e bukura ndër të gjitha lulet e bukura, dhe kundërmon erë më të mirë se të gjitha ernat e luleve të tjera. Po në të vërtetë kush ishte Narcisi?!

Nga Hasan HODA

Në bibliotekën time, që do të ua lë nipërve e mbesave si thesar të pashtershëm për kujtim,më ra në sy një libër me ngjyrë kopertine kokëqershie, që ma kishte dhënë për kujtim një shok imi i studimeve. Mbi të shkruante Nehas Sopaj “SHPALIMI I HERBARIUMIT” (studime letrare). Pa mërzi fillova ta shfletoj. Aty në atë Herbarium,kishte radhitur mori autorësh dhe veprat e tyre, duke u zhytur thellë e më thellë, për të nxjerrë në pah,edhe atë që ndoshta, as ata që shkruan se kishin menduar. U ndala në faqen 26,që koincidonte me një ngjarje, aq trishtuesi, ngjashëm me “Pasqyran e Narcisit”, që ndodhi po në muajin maj, muaj më i bukur i vitit, nga se aty fillon gjelbrimi dhe një jetë  re hieshie. Ajo vepër trishtuese ndodhi po në Shkodrën heroike e dashamirëse ku bashkohet jo vetëm lumi Buna me Adriatikun, jo vetëm dashuria e madhe e Ernes Koliqit, por poqese e viziton Shkodrën thonë “se e ke kundruar kulturën shqiptare”.

E kisha dëgjuar fjalën “Narcis-narcizoid”, që kuptoja dhe e përdorja në praktikën time, për ndonjë person, që e pëlqente vetëm mendjen dhe bukurinë e vet. E di se është një lloj luleje, që në mënyrë figurative, ndjehet më e bukura ndër të gjitha lulet e bukura, dhe kundërmon erë më të mirë se të gjitha ernat e luleve të tjera.

Po në të vërtetë kush ishte Narcisi?! “Narcisi i mithollogjis, bir i lumit Çefiz, djalë me një pashi së pashoqe, u dashunua në fytyrën e vet qi ia qitte pasqyra e ujit. Kjo ndjesi e trentë e çoi në vetëvrasje. Nga gjaku i tij bini lulja që sot thirret Narcis”. Ndër këto poemtha përdoret myti i Narcisit në kuptimin simbolik si kërkesë e fytyrës së shpirtit nëpër valët e jetës.

Nëse figurën e Narcisit e përbuzim (le t’i heqim paralelet-narcis, narcizoid, snob, skizofren etj… që në mënyrë apriore na elektrizojnë negativisht) atëherë jemi në anën e kundërt të qëllimit të poetit. Sipas tragjedisë që ndodhi këto ditë maji, po në Shkodër (vendlindja e Koliqit, të cliën do ta qaje nga së largu, me fytyrë Narcisi), që me pezëm madhështor e dëgjoi i tërë brezi njerëzor përmes valëve dhe skenave televizive, ku nëna Alma Arrazi me dy vajzat e djalin e vogël u mbytën në lumin Buna, do t’i takonte skizofrenisë narcizoide të nënës, por edhe më tepër ngase, ajo në formën më ekstreme, mori jetët e atyre frymorëve që mesa mundime i solli në jetë. Kjo do te mbetet një vepër e shëmtuar e pa parë gjer tani(përpos klandestinve)e llabirintheve misterioze,të një shoqërie ta quajmë delitante, të cilës jeta njerëzori i duket si fantazmë e lindur nga uji.

Gjithnjë si prodhim imagjinar thotë autori i Herbariumit N.S. ç’relacion ka poeti ndaj figurës së Narcisit në brendi të tekstit? Në faqen e parë në rreshtat e para poeti (E.K.) shtron tezën: ”Narcis e qujta veten ndër ditët e rinis së parë ,tue mos parandie aso kohe sa trishtim ma vonë do të më shkaktonte ky emër luluer”,ndërsa më vonë  gjithnjë në pjesën e parë do të thotë: ”por nuk e thrras unë veten Narcis sot qi krenin s’e njoh ma si vërtyt t’imin. Sot mytin e atij që ra n’ujë e u mbyt, pasqyrues të bukurisë së vet nuk e adhuroj si dikur… por prapë se prapë nuk e përbuzi se më ka ndihmuar me gjet fytyrën time të vërtetë”.

Pra, këtu në Ujtë e pusit prej nga u nxorën këto fjalë, pasi kemi njohur ujtë e lumenjve të Shqipërisë Drin, Mat, Erzen, Seman, Vjosë, si rastësi (nuk e përmendën Bunën) ku ndodhi tragjedia e ditve tona,si pasqyrë gjeografike e atdheut tonë, poeti thotë: ”një lum tjetër më rrëmben papritmas… gjaku shqiptar që nuk shterret kurr, por si ecin valët Drinit…”. Ky është ujtë e gjakut,vazhdon studiuesi letrar,pasqyra e parë e kësaj vepre,është pjesë e pandashme e kësaj vepre figura e Narcisit, nga qenia e unit të poetit. Që këtu relacioni që vë poeti me figurën e gjetur,është relacion që ai e përqafon shpirtërisht,edhe përpos hezitimit me vetëdije se figura shënon cilësi të karakterit egoist njerzor, snobizëm. Ashtu si rasti i Almës, që hudhi në lumin Buna tre fëmijët e saj, që ta quajmë snobiste. Pas vetëdijes për të vërtetën reale, ai thot: ”zymnimet sbresin mbi shpirtënt e shqiptarëve si tur korbash që ndjellin zi.Hapi sytë e djeshëm,sytë e Narcisit andërrtar.Kërko fytyrën e vërtetë. Përpiqu me gjetë lumninë që lyp gjaku ytë. Pra poeti kërkon ta gjejë vetveten e vet në kosmosin e pafund,diçka transparente,që synon të bëhet e vërtetë artistike. Sot mytin e atij që ra e u mbyt n’uj pasqyrues të bukurisë së vet nuk e adhuroj si dikur…”.

Studiuesi i nderuar e nis, ndërsa unë do ta mbaroj duke veçuar: “Mbaj mend një natë nga gjysma e majit,një errësirë pa hënë, që nuk mujshe me pa një pëllëm para vetes”. …”m’u duk se në largësi po tingëllonte si një za i marrun, por depërtues, (ashtu si ka tingëllue zëri i nënës Alma dhe i tre fëmijëve të saj). U vuna na dëgjim… Më dukej se njofta n’za shushurimën e ujnave që përshkojnë kryq e tërthuer token shqiptare.

“…Edhe në ditët ma të zeza,mjerimi,ajo kangë kumbon e përhapet si një epithalam urimtar…”

“…Shqipni,nuse e ujnave,ambëlsia e gjallë e jote freskon ëndrrat e netve të mia…”.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 20:42