Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 21:14

Ukraina publikon shifrat/ Ja sa ushtarë rusë ka vrarë e plagosur

Të dhënat e fundit të ushtrisë ukrainase thonë se Rusia ka humbur 506.260 trupa qëkur ka nisur lufta. Në raportin e së enjtes thuhet se së fundmi janë shkatërruar 10 tanke, në total 7710 të tilla, ndërsa numri i artilerisë së rëndë të shkatërruar është 14913.

Në raportin e botuar në rrjetin social X thuhet se që nga shkurti i 2022-s, Rusia i ka humbur 326 helikopterë e 815 sisteme ajrore.

Ukraina

Pajisje speciale ushtarake janë shkatërruar 2153, ku 11 të tilla së fundmi.

Sipas raporteve ushtarake, ushtria ruse ka shënuar përparim në disa rajone të tokës ukrainase.

Lufta është duke u zhvilluar në disa zona.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Maj, 2024 21:14