​Kroaci: Piloti huq pistën, ja çfarë ndodh

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:38

​Kroaci: Piloti huq pistën, ja çfarë ndodh

Disa persona janë lënduar në një aksident sot pasdite në Hvar të Kroacisë.

Aksidenti ka ndodhur kur një aeroplan i vogël ka huq pistën sportive në Qytetin e Vjetër dhe ka goditur këmbësoret femra, shtetase gjermane, njëra prej të cilave është transferuar me urgjencë në spitalin e Splitit me helikopter nga Hvari.

Këmbësorja e dytë ka shmangur goditjen nga avioni duke u hedhur anash.

E plagosur lehtë ka mbetur edhe një pasagjere që ndodhej në avionin e drejtuar nga piloti me nënshtetësi franceze që kaloi pa lëndime, sipas mediave kroate.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:38