Kryediplomati turk diskuton me sekretarin amerikan propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:40

Kryediplomati turk diskuton me sekretarin amerikan propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Bisedimet indirekte midis dy palëve, të ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti, deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë marrëveshje për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, diskutoi propozimin e fundit të ngritur në negociatat midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton Anadolu.

Bisedimet indirekte midis dy palëve, të ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti, deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë marrëveshje për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale ushtarake në Gaza pas inkursionit të Hamasit më 7 tetor, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Të paktën 36.284 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërrmuese e të cilëve gra dhe fëmijë, si dhe mbi 82 mijë të tjerë janë plagosur.

Gati tetë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet në qytetin Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 22:40