Trump do ta apelojë vendimin e gjykatës për dënimin e tij

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 23:00

Trump do ta apelojë vendimin e gjykatës për dënimin e tij

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do ta apelojë vendimin e gjykatës së Nju-Jorkut për shpalljen fajtor të tij në 34 akuzat për falsifikim të të dhënave biznesore.

“Gjykatësi nuk na lejonte të thërrisnim dëshmitarë, nuk na lejonte të flisnim, nuk na lejonte të bënim gjë. Gjykatësi ishte një tiran”, ka thënë ish-presidenti Donald Trump.

Trump ka përsëritur rrejshëm në vazhdimësi se ndjekja e tij është e motivuar politikisht dhe se gjyqi ka qenë i manipuluar.

Dënimi ndaj ish-presidentit Trump do të shpallet më 11 korrik ndërsa është hera e parë që një ish-president shpallet fajtor për vepër kriminale.

Shpallja fajtor dhe dënimi i Ish-presidenti Trump nuk e pengon atë që të garojë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Trump mund edhe të dënohet me burg megjithatë ekspertët juridikë thonë se sipas të gjitha gjasave, ish-presidenti Trump do të gjobitet.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 31 Maj, 2024 23:00