Arrestohet një grabitës në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:19 Përditësuar

Arrestohet një grabitës në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se me datë 03.06.2024 në ora 03:30 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria E.Sh (36) nga Gostivari.

Siç njoftojnë nga MPB, ai me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg me gjashtë vite për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal.

“Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 19:19 Përditësuar