Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet në Meksikë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:38

Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet në Meksikë

Një grua me origjinë hebreje është zgjedhur për herë të parë presidente e Meksikës.

Klaudia Sheinbaum mori  një fitore  me 60 % të votave, duke mposhtur bindshëm rivalen e saj kryesore që vinte nga rradhët e biznesit.

Përpara se të kandidonte për presidente, Klaudia Sheinbaum ishte kryetare e bashkisë së qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend.

Ndër sfidat e presidentes së re do të jenë negociatat e tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi flukset e mëdha të emigrantëve si dhe lufta kundër karteleve të fuqishme të trafikut të drogës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:38