Dita më vdekjeprurëse në Rusi, mbi 1,200 të pajetë në vetëm 24 orë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:34

Dita më vdekjeprurëse në Rusi, mbi 1,200 të pajetë në vetëm 24 orë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën.

Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit, shkruan the Sun.

Gjithashtu, ushtria ukrainase ia shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 22:34