Kuvendi për nesër ka caktuar seancë të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:28

Kuvendi për nesër ka caktuar seancë të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet

Kuvendi për nesër në mesditë ka caktuar seancë të Komisionit për zgjedhjet dhe emërimet.

Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës së seancës së parë të këtij Komisioni, janë Konfirmimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëdhënësve, anëtarëve dhe zëvendësve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqyrtimi i kërkesës nga ish presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pezullimin e së drejtës së pensionimit të tij pas përfundimit të detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqyrtimi i kërkesave për paga pas përfundimit të detyrës deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit ligjvënës juridik dhe të Komisionit për Sistem politik është diskutuar edhe në koordinimin e parë të rregullt të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e të gjithë partive politike në përbërjen e re parlamentare.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:28