Prokuroria Publike po kontrollon nëse ka diversion apo sabotim në rastin e Kirurgjisë në Shkup

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:27

Prokuroria Publike po kontrollon nëse ka diversion apo sabotim në rastin e Kirurgjisë në Shkup

Prokuroria Publike, me njoftimin e ministrit të Shëndetësisë ka konstatuar një rast, gjatë të cilit ka nisur një proces për të përcaktuar nëse ka vepër penale në rastin e mosfunksionimit dy javor të sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, tha prokurori publik shtetëror Ljupço Kotsevski në një intervistë për “360 gradë”.

Sipas tij, kontrollohet nëse është kryer vepër e diversionit apo e sabotimit.

“Prokuroria Publike ka vepruar sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë. Ndaj asnjë të dyshuari nuk është ngritur kallëzim penal, por ka vetëm raport për atë që ka ndodhur.

Prokuroria Publike ka ngritur një rast duke iniciuar veprime procedurale. Janë dëgjuar një numër të madh dëshmitarësh, janë mbledhur prova materiale dhe procedura është ende në vazhdim. Për Prokurorinë Publike është e rëndësishme në rastin konkret nëse ka mundësi për ndonjë lloj krimi. Mund të jetë diversion sipas nenit 314 ose sabotim sipas nenit 315 të Kodit Penal”, thotë prokurori publik./Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 3 Qershor, 2024 21:27