Darko Konstadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:21

Darko Konstadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Tymi i bardhë në Gjykatën Kushtetuese. Kryetar i ri është Darko Kostadinovski, mëson Alsat. Ai u zgjodh me 6 vota nga kolegët e tij në raundin e 10-të të votimit.

Më herët gjatë ditës së sotme është votuar për Osman Kadriun, i cili sërish nuk ka marrë shumicën e nevojshme. Ndërkohë në 3 ditët e kaluara në fletëvotim ishin edhe gjyqtaret kushtetuese Ana Pavlovska Daneva dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:21