Është grabitur një filiale banke në Shkup
Filiali i një banke në bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup sot paradite është grabitur nga një person i cili duke u kërcënuar me pistoletë ka marrë para.
Siç inforon Ministria e Punëve të Brendshme grabitja është denoncuar në SPB Shkup në orën 11:25.
“Sot (04.06.2024) në orën 11:25 në SPB Shkup ishte denoncuar se në filialin e një banke në bulevardin ‘Kuzman Josifovski – Pitu’ në Shkup, një person duke u kërcënuar me pistoletë nga të punësuarit ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.