Kryeministria Georgia Meloni nesër në Shqipëri

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:45

Kryeministria Georgia Meloni nesër në Shqipëri

Paraditja e së mërkurës do ta gjejë kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, në një vizitë blic në vendin tonë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve doplomatike, raporton se numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 11:20 të së mërkurës. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të sajën në vendin tone, nga ku do të inspektojë ndërtimin e qendrës së pritjes të emigrantëve në Shëngjin, sikurse, do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se kryeministria Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp në orën 12:00.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.