Kuvend, formohen komisionet për organizimin e organeve shtetërore

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:18

Kuvend, formohen komisionet për organizimin e organeve shtetërore

Në Kuvend sot janë formuar dy komisione përmes të cilëve duhet të kalon Ligji për punën dhe organizimin e organeve shtetërore, përkatësisht ligji përmes të cilit do të formohen dy ministri të reja dhe do të modifikohen disa resorë të tjerë.

Me komisionin për Sistem Politik do të udhëheq deputeti Lupço Prenxhov, ndërsa me Komisionin Juridik-Ligjvënës do të udhëheq deputeti Aleksander Veljanovski. Për komisionet e tjera do të vendoset ditëve në vijim. Propozim-ligji për punën dhe organizimin e organeve shtetërore pritet të arrij në Kuvend deri në fund të javës. Ditë më parë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM deklaruan se për momentin nuk i kanë 80 numrat e nevojshëm për ndryshime ligjore. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:18