Mozzik njofton se albumi i tij i ri do të publikohet më 14 qershor, 20 këngët e tij janë të gjitha me klipe

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:28

Mozzik njofton se albumi i tij i ri do të publikohet më 14 qershor, 20 këngët e tij janë të gjitha me klipe

Reperi i talentuar dhe ndër figurat më emblematike të skenës hip-hop shqiptare, Mozzik, ka njoftuar një lëvizje të guximshme që pritet të ndryshojë rregullat e lojës në botën e muzikës.

Prej disa kohësh, ai ka lënë të kuptohet se po punon intensivisht në albumin e tij të radhës, dhe tani ka bërë një zbulim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mozzik ka zbuluar se albumi i tij i ardhshëm do të përmbajë jo më pak se 20 këngë, të gjitha të shoqëruara me klipe të cilat do të lansohen më 14 qershor.

View this post on Instagram

A POST SHARED BY MOZZIK (@MOZZIK)

Ky angazhim i madh tregon se këngëtari ka vendosur të lërë gjurmë të patjetërsueshme në industrinë e muzikës.

Në një promo të publikuar, është konfirmuar edhe bashkëpunimi i tij me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, si dhe pjesëmarrja e aktorit shquar Mensur Safçiu në disa prej klipeve.

Fansat dhe ndjekësit, të cilët tani numërojnë ditët deri në lansimin e mëtejshëm, presin me padurim të përjetojnë krijimtarinë e tij në një nivel tjetër. /Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 22:28