Simone Biles, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në gjimnastikë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:58

Simone Biles, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në gjimnastikë

Në kampionatin botëror të gjimnastikës që po zhvillohet në Teksas, ikona e këtij sporti, gjimnastja 27-vjeçare amerikane Simone Biles, fitoi titullin e shtatë radhazi në karrierën e saj.

Jo vetëm kaq, por “mbretëresha” e gjimnastikës ka shkruar një faqe të re në historinë e këtij sporti. Që nga ndryshimi i rregullit tre vjet më parë, Biles u bë sportistja e parë që kalon 60 pikë në raundin e plotë.

Gjatë ditës së parë të garës së përgjithshme, Biles shënoi 60,450 pikë, duke dominuar. Një situatë që u përsërit ditën e dytë, kur arriti 59.300 pikë, duke marrë një rezultat të përgjithshëm prej 119.750 dhe duke qenë më e mira në të gjitha specialitetet.

Një sinjal i fortë i Biles në prag të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, se këtë herë askush nuk do ta ndalë për të marrë të artën, pas problemeve psikologjike që pati në Olimpiadën e fundit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 4 Qershor, 2024 19:58