VMRO për letrën e Llogës: Po vjen koha e përgjegjësisë për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin e drejtësisë

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 21:00

VMRO për letrën e Llogës: Po vjen koha e përgjegjësisë për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin e drejtësisë

Po vjen koha e llogaridhënies për të gjitha ndërhyrjet ligjore në sistemin ligjor dhe gjyqësor. Kjo është përgjigja që zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në konferencën e sotme për media, në pyetjen se cili është qëndrimi i partisë për letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka dërguar ndërkombëtarëve, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësimi i drejtësisë në Maqedoni me Llogën, me LSDM-në dhe me BDI-në është i njohur si në Maqedoni ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare. Krenar Lloga së bashku me LSDM-në dhe BDI-në janë në opozitë. Po vjen koha e përgjegjësisë, për të gjitha ndërhyrjet në ligje në sistemin juridik dhe gjyqësor”, ishte përgjigja e zëdhënësit Stoilkovski në pyetjen se cili është qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për letrën e Llogës.

Në letrën dërguar Brukselit zyrtar, Uashingtonit dhe disa prej ambasadave të huaja në vend, ministri Krenar Lloga shpreh shqetësimin për njoftimin e VMRO-DPMNE-së, të cilën partia e bëri edhe para zgjedhjeve, se nëse vjen në pushtet do të shpërbëhet Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë.

Duke i vlerësuar si të nxituara dhe të rrezikshme, Lloga thotë në letër se njoftimet për shpërbërjen e këtyre dy organeve do të çojnë në përqendrimin e tre pushteteve në kthim të situatës dhe problemeve të para vitit 2017, të cilat siç thuhet, krijuan një shtet të robëruar.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2024 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.