Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:41

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Burime nga institucione të larta të sigurisë i kanë thënë RTK-së se njëri nga të ndaluarit është bashkëpunëtor i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta.

I njëjti, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.

Të ndaluarit, sipas burimit, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë.

Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Srdjan Rosiq.

Kush është Srdjan Rosiq?

Srdjan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb.

Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin.

Ai përgjigjet se Srdjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Linkui seancës gjyqësore në rastin kundër Millosheviqit ku përmendet edhe Srdjan Rosiq.

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Qershor, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media