Dua Lipa është zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:27

Dua Lipa është zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj.

Këtë radhë ajo feston suksesit e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua përndryshe sivjet ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:27