Forumi për politika të arsyeshme: Fyerjet dominuan në fjalimet e politikanëve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:32

Forumi për politika të arsyeshme: Fyerjet dominuan në fjalimet e politikanëve

Politikanët në fjalimet publike shpesh përdorën gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet personale, që shpesh kishin edhe dimension etnik. Këto janë rezultatet e raportit për etikën zgjedhore të publikuar nga Forumi për politika të arsyeshme. Sipas tyre, sjellja e politikanëve gjatë fushatës kontribuoi në uljen e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe uljen e besimit të qytetarëve në procesin demokratik.

“Etika në procesin zgjedhor është diçka që ekziston përreth nesh, që është pjesë e kulturës sonë politike, por asnjëherë nuk mund ta identifikojmë, sepse është kategori që ndryshon. Atë shpeshherë e normalizojmë në nivel të diskursit politik.”, – deklaroi Gordan Gorgiev nga Forumi për politikë të arsyeshme.

“Në periudhën e ardhshme katërvjeçare duhet të tregojmë mjaftueshëm pjekuri politike duke organizuar fillimisht zgjedhjet lokale e më vonë zgjedhjet tjera, shpresoj se me mënyrën se sillemi do të tregojmë se me të vërtetë kemi kapacitet të realizojmë transfer të qetë të pushtetit.”, – theksoi analisti, Aleksandar Spasenovski.

“Nëse politikanët japin premtime të rrejshme, ato pranohen si normale apo ndodh që gënjejnë për disa gjëra për të cilat mund të vërtetohet se janë gënjeshtra dhe kjo arsyetohet se është thënë gjatë fushatës. Unë me të vërtetë mendoj se kjo sjellje nuk është normale dhe ne nuk duhet ta pranojmë si të tillë, e ti arsyetojmë se ishte fushatë apo se ata janë politikanë.”, – u shpreh analisti, Ibrahim Mehmeti.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:32