Hapet parku i parë i mullinjve me erë, do të furnizojë me energji 20 mijë familje

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:35

Hapet parku i parë i mullinjve me erë, do të furnizojë me energji 20 mijë familje

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut u hap parku privat i erës, i cili pritet të furnizojë me energji elektrike rreth 20.000 amvisëri. Gjithashtu i njëjti do të reduktojë dukshëm emetimet e dioksidit të karbonit në natyrë. Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, theksoi se ky investim do të nxisë më shumë investime në energjinë e ripërtëritshme dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ai vuri në dukje se vendi ynë ka potencial për të shfrytëzuar energjinë e diellit, ujit dhe erës.

“Ballkani Perëndimor ka përparësi të mëdha natyrore në fushën e energjisë së erës, ujit dhe asaj diellore, si dhe mundësi të mëdha për investime private, duke plotësuar dhe tejkaluar investimet e BE-së dhe partnerëve të tjerë. Është shumë e rëndësishme që autoritetet dhe kompanitë private të punojnë së bashku dhe të demonstrojnë në mënyrë konstruktive se sektori i energjisë së ripërtëritshme shfrytëzon maksimalisht këtë potencial. Vetë ky projekt tregon se si mund të bëhet kjo, duke bashkuar kompanitë dhe bankat vendore dhe ato të BE-së. Përfitimet do të jenë afatgjata, si për mjedisin jetësor, ashtu edhe për qytetarët. Ky projekt do të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit me 800.000 ton në vit dhe do të sigurojë energji të pastër për 20.000 familje.”, – deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf, tregoi se parku me erë “Bogoslovec” paraqet një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si pjesë e rëndësishme e furnizimit me energji elektrike në vend.

“Ky investim privat tregon se investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë nuk janë gjithmonë të mundshme vetëm me financat publike dhe mbështetjen e shtetit, por janë shumë të mundshme si iniciativa private dhe si biznes. Mendojmë se ky projekt është një hap i madh përpara për energjinë e ripërtëritshme. Buron një pjesë të madhe të furnizimit me energji elektrike në Maqedoninë e Veriut.”, – theksoi zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf.

Parku i parë i erës, i cili u hap solemnisht me rastin e ditës ndërkombëtare të ekologjisë, ndodhet në fshatin Shën Nikollë të Bogosllovecit. Projekti kap vlerë prej 61 milionë euro. Ndërtimi filloi në vitin 2021 dhe që atëherë janë instaluar tetë turbina me erë, të pajisura me rotorë me diametër 145 metra me lartësi direku 102.5 metra, këto turbina do të kenë një kapacitet total prej 36 MV.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:35