Hasni: Duhet të diskutohet se si brenda dy tre ditëve VLEN-it ju shtuan 20-30 mijë vota

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:55

Hasni: Duhet të diskutohet se si brenda dy tre ditëve VLEN-it ju shtuan 20-30 mijë vota

Në dy tre ditët e fundit janë shtuar 20-30 mijë vota, se si janë shtuar ata vota vlen të diskutohet. Këtë e tha deputeti Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për pritshmërit dhe anketat që kanë folur për një fitore të Frontit Evropian karshi VLEN-it.

“Duhet të dilet me një raport të shëndosh, por jo të flitet me pallavra sepse deri këtu jam mbush me pallavra. Thotë aj njani ky ka ble vota, aj tjetri e ka bërë këtë atë, ato janë thashetheme. Për mua është me rëndësi të dilet me koncept të rëndësishëm se çka ndodhi ditët e fundit në votën e VLEN-it, duke e ditur me siguri të lartë, se njerëzit në frymën opozitare i kanë besuar VLEN-it, ndoshta jo edhe aq shumë se e kemi menduar por sigurisht ja kanë dhënë një votë kundër BDI-së”, deklaroi Ilir Hasani.

Ai tha se me vet faktin që Taravari disa ditë para zgjedhjeve u ul në zyret dhe i zgjatën dorën me Mickoskin, për mua aty ai i ka humbur diku 10 mijë vota.

“Realisht, transparente do të kishte qenë nëse do të kishin formuar koalicion parazgjedhor dhe të bëjnë listën e përbashkët, dhe qytetari ta kuptojë atë punë. Kjo formë e transparencës për mu është një formë e poltronizmit dhe është një formë e bashkëpunimit me çdo kusht pa kushte”, tha më tej Hasani. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 21:55