Napoli zyrtarizon Antonio Konten si trajner i ri i skuadrës italiane

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:19

Napoli zyrtarizon Antonio Konten si trajner i ri i skuadrës italiane

Napoli njoftoi përmes faqes së vet zyrtare ardhjen e Antonio Kontes si trajner i ri i skuadrës.

“SSC Napoli mirëpret Antonio Konte-n, i cili merr rolin e trajnerit të ekipit të parë pasi ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027. Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Ai është një top-trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e titullit vitin e kaluar. Sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, shprehet presidenti Aurelio De Laurentiis.

“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për drejtimin e stolit blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”, tha mes tjerash Konte.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:19