Neritan Ceka në krye të Grupit Kërkimor të Butrintit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:56

Neritan Ceka në krye të Grupit Kërkimor të Butrintit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, prezantoi anëtarët e Grupit Kërkimor të Butrintit, në mbledhjen inaugurale. Ministri Gonxhja është gjithashtu edhe kryetar i Bordit të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

“Ky grup ekspertësh dhe akademikësh do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e kërkimit shkencor në dhe mbi Butrintin, për të këshilluar BMF-në dhe MEKI-n, si një kontribut shtesë kolegjial dhe shumëanësh, në sfidën e menaxhimit të qendrueshëm e gjithëpërfshirës të vlerave kulturore, mjedisore dhe universale të Parkut Kombëtar dhe Pasurisë Botërore të Butrintit”, shkroi ministri i MEKI-t në rrjetet sociale.

Blendi Gonxhja falënderoi të gjithë anëtarët e Grupit Kërkimor të Butrintit duke i uruar suksese kryetarit të zgjedhur, Neritan Ceka, dhe anëtarëve të tjerë, si Iris Pojani, Enrico Giorgi, Eugene Jo, Elda Marku, Endrit Kullaj, Greta Balliu, Lantona Sado dhe Kristo Kauri, personalitete e protagonistë nga fusha e institucione të ndryshme, brenda e jashtë vendit. /atsh

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:56