“Nga krahasimet me Messin te komentet fyese”, talenti: Me Spanjën fitojmë Euro 2024

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 22:35

“Nga krahasimet me Messin te komentet fyese”, talenti: Me Spanjën fitojmë Euro 2024

Lamine Yamal është një yll në lindje i futbollit europian.

Sulmuesi i Barcelonës, falë talentit të tij fitoi edhe një vend në listën e trajnerit të Spanjës, De La Fuente për Euro 2024 edhe pse aktualisht është vetëm 16-vjeçar (17 më datë 13 korrik 2024).

Në një intervistë të fundit, Yamal theksoi se edhe pse në moshë fare të re, presioni nuk i mungon ndërsa shtoi se tashmë është mësuar edhe me kritikat.

Madje, Lamal u shpreh se një ditë dëgjon që e krahasojnë me Messin dhe një ditë tjetër dëgjon që ai nuk bën për futbollist.

“Një ditë të krahasojnë me Lionel Messi dhe një ditë tjetër, thonë se nuk ke lidhje me futbollin.

Unë jam mësuar me të tilla komente dhe me presionin, prandaj më e mira që mund të bësh është të ecësh përpara, të punosh dhe të mendosh vetëm për atë që të thotë trajneri.

Ai është personi që kërkon të ndihmojë me të vërtetë, së bashku me shokët e skuadrës”.

Ndër të tjera, Lamal zbuloi edhe ndjesinë kur u grumbullua për herë të parë me Spanjën, ndërsa për Europianin është i qartë, kërkon ta fitojë kompeticionin.

“Ditën e parë që u stërvita me kombëtaren, i lashë rrobat e mia në karrige sepse nuk kishte një dollap për ne të rinjtë.

Lashë rrobat dhe ika në palestër sepse më vinte turp të qëndroja në dhomat e zhveshjes.

Sa i takon Europianit, jemi të gjithë të emocionuar sepse këtu ka lojtarë në moshë shumë të re.

Pjesa më e madhe e kanë për herë të parë një kompeticion të tillë.

Megjithatë, do të bëj më të mirën për kombëtaren time me shpresën se në fund do ta fitojmë turneun”, u shpreh Yamal.

Spanja është pjesë e Grupit B në Euro 2024, aty ku gjendet edhe Shqipëria, Italia dhe Kroacia.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 22:35