Spanja zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin De La Fuente

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:18

Spanja zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin De La Fuente

Federata Spanjolle e Futbollit (FREF), përmes një komunikate për mediat, ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin e kombëtares Luis de la Fuente. Kontrata aktuale skadonte pas përfundimit të “Euro 2024”.

“Federata i ka komunikuar trajnerit të kombëtares miratimin përfundimtar të rinovimit të kontratës së tij dhe stafit teknik ashtu siç ishte paralajmëruar që në shkurt.

De La Fuente mori detyrën në krye të “furisë së kuqe” në vitin 2022, kur zëvendësoi Luis Enriken. Me kontratën e re, ai është i lidhur me Spanjën deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Spanja është një nga rivalet e Shqipërisë në Europianin që nis pas 10 ditësh në Gjermani. Në krye të kombëtares iberike, De La Fuente ka fituar Ligwn e Kombwve, vitin e kaluar.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 20:18