VLEN kërkon: Urgjent të zbardhet sulmi ndaj kapitenit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:22

VLEN kërkon: Urgjent të zbardhet sulmi ndaj kapitenit

Koalicioni VLEN kërkon që rasti me kapitenin shqiptar të sulmuar brutalisht në Qendrën për trajnime ushtarake Krivollak të zbardhet ndërsa autorët të mbajnë përgjegjësi.

Sipas VLEN, përgjegjësia fillimisht për këtë rast duhet të shkojë tek ministri Tiron Jajaga dhe kryeministri teknik Talat Xhaferi. VLEN pyet publikisht Qeverinë në largim nëse ky është një skenar i përgatitur me qëllim tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike. “Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani ministër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Si mundet që një skandal i tillë të kalon pa përgjegjësi edhe nga kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Nazim Bushi? A është ky ndonjë skenar antishqiptar i përgatitur nga Qeveria tani më në ikje për të krijuar tensione ndëretnike”, thuhet ne reagimin e VLEN. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 5 Qershor, 2024 19:22