Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:06

Bytyqi: Nuk garoj për kryetar të LSDM-së, nuk do të ndahet me tej partia

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre.

FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË

Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia dhe vlerat do të bëjnë ndryshimin dhe dallimin, fillimisht në LSDM, e më pas edhe në shtet.

Ai tha se nuk pranojnë më kompromise me vlerat themelore socialdemokratike siç është bërë në dy vitet e fundit e më shumë.

Bytyqi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë si rezultat i humbjes së madhe të LSDM-së në zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale, shkak I së cilës do të bëhen edhe zgjedhjet brendapartiake. Zgjedhjet brendapartiake të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor.

/SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 6 Qershor, 2024 19:06