Konjufca: Nuk është kompetencë e BE-së që të propozojë draft-statut për Asociacionin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:24

Konjufca: Nuk është kompetencë e BE-së që të propozojë draft-statut për Asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian që të propozojë draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimit Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës”, tha Konjufca. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venecias. Draftin e BE-së, Kurti e ka cilësuar “non-paper”. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media