Tym e flakë jashtë Parlamentit, përplasje me gardën brenda sallës – Çfarë nuk u pa në media nga protesta e opozitës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:25

Tym e flakë jashtë Parlamentit, përplasje me gardën brenda sallës – Çfarë nuk u pa në media nga protesta e opozitës

Ndërsa në sallën e Kuvendit të Shqipërisë zhvillohej seanca plenare, jashtë saj mbështetës të opozitës protestonin duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë të vendosur para godinës.

Deputetët e opozitës kanë mbajtur fjalime me tone të ashpra ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3, u rrëzua.

Flamur Noka së bashku me të tjerë kolegë të tij të opozitës, bllokuan foltoren, duke u dashur më pas ndërhyrja e gardës. Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca Nokën.

Edhe jashtë situata paraqitej e tensionuar, ku protestuesit pasi dogjën goma, hodhën molotov, gurë dhe shishe uji drejt efektivëve, nisën edhe përplasjet fizike me policinë, duke kërkuar që të çajnë kordonin dhe të futen në Kuvend.

Ndërkohë në oborrin e Kuvendit, FNSH rrinte në gatishmëri, nëse situata do të agravonte, e po ashtu të pozicionuara përballë protestuesve ishin edhe disa mjete që hedhin ujë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Qershor, 2024 19:25