Çellsi zyrtarizon përforcimin e parë për sezonin e ri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:39

Çellsi zyrtarizon përforcimin e parë për sezonin e ri

Skuadra e Çellsit ka zyrtarizuar transferimin me koston zero të mbrojtësit 26-vjeçar anglez Tosin Adarabiojo, i cili vjen si një transferim i lirë nga ekipi i Fulhamit.

Mbrojtësi kishte refuzuar një sërë ofertash të njëpasnjëshme nga ana Fulhamit, për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte të largohej. Ai lë këtë klub pas 4 vitesh, me të cilin ka bërë paraqitje të mira. Sezonin e fundit, Tosin realizoi 2 gola në 20 ndeshje në Premier Ligw me Fulhamin, një mbrojtës shtatlartë, 1.96 metra i gjatë.

Mbrojtësi i qendrës është përforcimi i parë për trajnerin italian Enzo Mareska, i emëruar në stolin e “Blues” vetëm në fillim të kësaj jave.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 20:39