Gjermania fiton me përmbysje ndaj Greqisë në testin e fundit para Euro 2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 22:57

Gjermania fiton me përmbysje ndaj Greqisë në testin e fundit para Euro 2024

Gjermania ka shënuar fitore ndaj Greqisë me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në “Borussia-Park”.

Ishin grekët që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Georgios Masouras në minutën e 32-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën nikoqirët e Euro 2024 arritën të këndellen.

Në minutën e 56-të, Kai Havertz arriti të barazojë shifrat në 1-1 pas asistimit të Leroy Sane.

Kur prite që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Pascal Gross, i cili shënoi për 2-1.

Gjermania luan në shtëpi në Euro 2024 dhe shihet si një nga favoritët kryesor të për triumfuar. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 22:57