MASH publikoi rezultatet e bursave për studime të ciklit të dytë për vitin akademik 2023/2024

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:10

MASH publikoi rezultatet e bursave për studime të ciklit të dytë për vitin akademik 2023/2024

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar.

Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore.

“Të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim, ndërsa kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të parashtrojnë ankesë nga dita e marrjes së Aktvendimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në të cilën do të shënohet arsyeja për të cilën aplikimi është refuzuar. Kandidatët të cilët pranohen në mënyrë shtesë do të njoftohen për nënshkrimin e marrëveshjes.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Qershor, 2024 21:10