Ja cila është finalistja e denjë e “Ferma VIP” sipas Valerit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2024 12:11

Ja cila është finalistja e denjë e “Ferma VIP” sipas Valerit

Duket se ethet e finales kanë mbërritur në fermë teksa finalistët dhe mentorët kanë nisur bisedimet e tyre lidhur me finalistët e përzgjedhur dhe fituesit e këtij edicioni.

Ka qenë Valeri i cili gjatë një bisede të zhvilluar në ambientet e jashtme të shtëpisë me disa prej fermerëve është shprehur se përveç Florit, finaliste e denjë për këtë edicion është Çiljeta.

Mirëpo nga ana tjetër është kundërpërgjigjur Flori i cili shprehet se si mund të jetë ajo finaliste e denjë ndërkohë që nuk ka dalë asnjëherë në asnjë sfidë?

Ndërsa për Baby G, ai tha se ajo nuk e meritonte të ishte finaliste, pasi i mungojnë disa cilësi.

Nga ana tjetër, Xhensila tha se Baby g është një lojtare e fortë dhe ka arritur t’i menaxhojë situatat sipas dëshirës.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2024 12:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media