Shkup, 120 dënime në komunikacion

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2024 12:07

Shkup, 120 dënime në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 120 masa, prej të cilave 12 janë për tejkalim shpejtësie, 22 kundërvajtje për motoçiklistët, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar edhe tre masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe dhe dënime të tjera.

“Aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga SPB Shkup.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Qershor, 2024 12:07