Bie xhami i dritares nga Q.T Soravia, mbyllet përkohësisht rruga poshtë saj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 22:50

Bie xhami i dritares nga Q.T Soravia, mbyllet përkohësisht rruga poshtë saj

Sot pasdite, nga kati parafundit i qendrës së biznesit Soravia ka rënë xhami i një dritareje, i cili është thyer në trotuarin dhe rrugën që kalon midis GTC-së dhe Shtëpisë së Punëtorëve, raportoi TV Telma. Një pjesë e rrugës u mbyll përkohësisht ndërsa punonjësit kanë pastruar copat e xhamit. Nuk ka informacione për të lënduar.

Vitin e kaluar, në shtator, në strukturën menaxheriale të Soravia hyri Drin Ahmeti, nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai planifikoi të merrte këtë qendër biznesi, me vlerë mbi 30 milionë euro përmes një krediti, por më vonë njoftoi se në marrëveshje do të përfshihet një kompani nga Teksasi, SHBA.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 22:50