Izraeli thërret ambasadoren sllovene pasi njohën shtetin palestinez

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:05

Izraeli thërret ambasadoren sllovene pasi njohën shtetin palestinez

Ministria e Jashtme izraelite thirri të hënën ambasadoren sllovene në vend, Andreja Purkart Martinez, për të protestuar kundër njohjes së fundit të shtetit të Palestinës nga autoritetet e Lubjanës, të cilët ndoqën gjurmët e Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës.

Sipas diplomacisë izraelite, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Yaakov Blitshtein ka thënë fjalë “qortimi” për ambasadoren sllovene për vendimin e marrë, për të cilën thotë se “bie ndesh me politikën e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e shumicës së vendeve me qëndrim të njëjtë”.

“Drejtori i Përgjithshëm theksoi se kjo njohje nga qeveria sllovene nuk promovon paqen, inkurajon organizatën terroriste Hamas dhe e bën më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite Oren Marmorstein.

Marmorstein kujtoi se vendimi i shpallur nga Lubjana një javë më parë u mirëprit nga Hamasi, i cili përfaqëson “provë të mëtejshme se ai është një shpërblim për terrorizmin”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:05