Luiz Ejlli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Melinda Ademin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:22

Luiz Ejlli paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Melinda Ademin

Artistët e njohur shqiptarë, Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e estradës kanë njoftuar ndjekësit përmes një video të ndarë në rrjete sociale.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit të publikuar në Instagram.

Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë duet të këngëtarëve, meqë të dy janë shumë të kërkuar në treg.

Me kombinimin e zhanreve të tyre, nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ta.

Ata nuk kanë ndarë detaje shtesë, se kur gjegjësisht do të lansohet ky projekt.

Megjithatë, pritet të shihet se çfarë janë duke përgatitur për këtë verë. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:22