Mexhiti: Qeveria e re pas festës së Bajramit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:20

Mexhiti: Qeveria e re pas festës së Bajramit

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexheti për Alsat konfirmoi se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, me 19 apo 20 qershor. Mexhiti, gjithashtu tha se ai do jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërkaq Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë.

“Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheqë resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i. Mund të potencoj se do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, pra unë do të jemi i pari, pra do të kemi dy zëvendëskryeministra shqiptarë në ekzekutivin e ri. Kandidat serioz që besoj që do të Arben Fetai. Për eurointegrime  këto ditë duhet të vendos Alternativa. Për Ekonomi dhe Politikë Sociale duhet të vendos BESA, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Në lidhje me votimin e ligjit për riorganizim të qeverisë nga deputetët e BDI-së, të cilët paraprakisht deklaruan se me këtë po zhvishen shqiptarët nga pushteti, Mexhiti thotë se VLEN ka qenë e informuar për takimet mes përfaqësuesve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Ajo tregon se janë kontradiktorë, e kanë humbur busullën politike dhe brenda ditës i ndërrojnë qëndrimet. Japin deklarata të tilla, mandej në fund votojnë. Ne e kemi ditur për shkak se kemi qenë në rrjedha për takimet që janë zhvilluar të Frontit Europian dhe të koalicionit VMRO-DPMNE. Janë bë edhe me pëlqimin tonë. E dyta, mendoj se edhe po të mos kishte një marrëveshje të këtillë që është simbolike dhe shumë e parëndësishme, tre deputetë nga Fronti Europian kanë pasur të votojnë ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Nuk flas me emra, por i dimë emrat dhe këto për ta mbuluar muhabetin se Fronti Europian po shpërndahet, mandej janë futur në bisedime për ta votuar të gjithë, por kur kanë hyrë ta votojnë të gjithë, ka dalë edhe më keq se në fund s’kanë votuar deputetët e Ziadin Selës dhe Zejdi”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Zërave që BDI po mundohet t’i afrohet VMRO-së me qëllim që të kërkojë mbrojtje nga përndjekja eventuale, Mexhiti u përgjigjet se qeveria në ardhje është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të njolloset me siç thotë ai, akrobacione të tilla politike.

“Kjo qeveri ka stabilitet në numra, si ndoshta asnjë qeveri deri tash prej të 90-tave. Nuk ka nevojë të kushtëzohet apo të futet në hipotekat e dikujt. Prandaj mendoj se janë të kota këto lëvizje dhe këto akrobacione politike”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike. /Alsat.mk

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:20

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Tërmeti – Çfarë i ndodhi mbrëmë Malit Sharr që drodhi tre shtete?

Como eliminon Napolin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Coppa Italia

Dumfries mund të largohet nga Inter, Marco Palestra i gatshëm për t’i zënë vendin

Benjamin Šeško i zhgënjyer me barazimin ndaj West Ham: “Luftuam, por nuk ishim me fat”

Raphinha thuajse i përjashtuar për ndeshjen ndaj Atlético Madrid

Manchester United ndalet pas katër fitoreve radhazi, barazon me West Ham

José Mourinho mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë pas Botërorit

Endrick rikthehet te Real Madrid pas huazimit te Lyon, konfirmon agjenti

Oliver Glasner konfirmon: Jean-Philippe Mateta do të mungojë për disa javë

Si eliminimi i sheqerit përmirëson trurin, trupin dhe humorin

Rukola – Superushqimi që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj

Mjalti mund të rrisë sheqerin, por ul kolesterolin e keq – ekspertët këshillojnë kujdes

7 ushqime që rrisin humorin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

Al-Ittihad nis bisedimet me Mohamed Salah për merkatosin e verës

Android 16 nis përhapjen, por Android 15 mbetet versioni më i përdorur

Ronald Araujo ndan betejën me ankthin dhe depresionin: “Më në fund jam i lumtur”

Arne Slot: “Ky ka qenë sezoni më sfidues për mua si trajner”

Hansi Flick: “Jam krenar të jem pjesë e Barcelonës”

Wayne Rooney paralajmëron: Tottenham në luftë për mbijetesë

Luke Shaw shkëlqen me Manchester United pas dëmtimeve, 25 ndeshje startuese

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<