Skuadra më e shtrenjtë në “EURO 2024”, Anglia para Francës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:40

Skuadra më e shtrenjtë në “EURO 2024”, Anglia para Francës

Anglia mund të krenohet me skuadrën më të shtrenjtë në “Euro 2024” të kësaj vere. Skuadra e Garet Sauthgejtit bëri një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen e fundit përpara se të shkonte në Gjermani pasi humbi 1-0 ndaj Islandës në “Uembli”.

Mirëpo për shkak të bollëllëkut të lojtarëve me statusin e një ylli në skuadrën e tyre, me emrat të tillë si Herri Kejn, Xhud Bellingam, Fill Foden, Deklan Rajs, Kol Palmer dhe Bukajo Saka kontribuojnë që ata të jenë kombi me vlerën më të lartë në turne.

Skuadra e Sauthgejtit mendohet të arrijë vlerën e 1.29 miliardë paundëve në një klasifikim të “The Sun”. Dhe kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë nëse trajneri i Anglisë nuk do të kishte lënë jashtë lojtarë si Markus Rashford dhe Xhek Grilish.

Vlera e skuadrës së tyre është 250 milionë £ më shumë se vendi tjetër në listë, finalistët e Kupës së Botës, Franca (1.04 miliardë £). Anglia dhe Franca janë të vetmet skuadra që kalojnë vlerën e mbi 1 miliard paundëve, gjë që shpjegon se pse individualisht ata janë dy favoritët kryesorë për të triumfuar këtë verë. Pas tyre vijnë Portugalia (890 milionë £) dhe Spanja (820 milionë £), ndërsa Gjermania organizatore (722 milionë £) mbyll pesëshen e parë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:40