Szunyog viziton qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, e quan ngjarje të rëndësishme historike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:02

Szunyog viziton qendrën përkujtimore “Bllaca 99”, e quan ngjarje të rëndësishme historike

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar qendrën përkujtimore “Bllaca 99”.

Për të, prilli i vitit 1999 shënon një ngjarje historike teksa thotë se qindra-mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe të kërkojnë strehim.

“Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shkroi ambasadori në X, përcjell Klankosova.tv.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 20:02