Taravari për Frontin Europian: Nuk e kanë problemin e Qeverisë, por përgjegjësisë që i pret!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:35

Taravari për Frontin Europian: Nuk e kanë problemin e Qeverisë, por përgjegjësisë që i pret!

Arben Taravari nga VLEN në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se të gjitha pretendimet e Frontit Evropian kanë ra në ujë dhe se ata nuk e kanë problemin e formimit të Qeverisë por të përgjegjësisë që sipas tij i pret.

“Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu!
Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë!
Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti!
Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë pjesë e Qeverisë…gënjeshtër!
Javës tjetër kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, do të thonë se kjo qeveri do te jetë për 6 muaj, mandej do të thonë deri me Zgjedhjet Lokale…kur do t’i humbin edhe Zgjedhjet Lokale nuk do dinë çfarë të sajojnë më. Ata nuk e kanë problemin e Qeverisë, po Përgjegjësisë që i pret!”, ka shkruar Taravari.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 19:35