Ziberi: Fronti Europian e ka legjitimitetin e vërtetë të shqiptarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:31

Ziberi: Fronti Europian e ka legjitimitetin e vërtetë të shqiptarëve

Në një intervistë të fundit në emisionin “Klan Debat” në Klan Maqedonia, Arben Ziberi, përfaqësues i Frontit Europian, ka bërë deklarata të forta në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Ai ka theksuar se Fronti Europian është i ndërtuar mbi baza europiane dhe pranon mendime të ndryshme, duke u dalluar nga qasjet e tjera politike.

Ziberi ka vënë në dukje se komisioni i kërkuar nga Fronti Europian për mbrojtjen e shqiptarëve është përgjigje ndaj deklaratave të VMRO-së dhe synon të ruajë balancën politike. Ai ka akuzuar VLEN-in për mungesë të legjitimitetit dhe për të shkelur vullnetin e popullit, duke u përpjekur të hyjë në qeveri pa mbështetjen e duhur popullore.

Ziberi ka përfunduar duke theksuar se vetëm Fronti Europian ka mandatin e popullit për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe se dallimet brenda frontit janë një shenjë e shëndetshme demokracie dhe pluralizmi.

“Ti kishin numrat, nuk do të mund ta kalonin një ligj të tillë dhe nuk do të zgjate seanca aq gjatë. Në kuadër të frontit Europian mund të ketë dallime sepse fronti është ndërtuar bi baza të tilla europiane ku pranohen dhe mendimet ndryshe. Ne duhet t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve, nga ana e Frontit Europian, dhe ky komision që e kërkuam ne për mbrojtjet e shqiptarëve, kanë qenë si shkak i delarimeve të VMRO-së për ta hedhur balanserit, dhe duke e parë pamundësinëe VLN-it për ta bërë këtë pasi që nuk kanë legjitimitet, dhe kjo i takon vetëm frontit sepse atë na i dha populli. Duket qartë se VLEN-i nuk e sheh vullnetin e popullit por e shkelin këtë vullnet vetëm e vetëm për të hyrë në qeveri”, tha Ziberi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Qershor, 2024 21:31