49 të vdekur e 140 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në Jemen

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 22:37

49 të vdekur e 140 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në Jemen

Të paktën 49 persona kanë vdekur dhe 140 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë që transportonte refugjatë dhe migrantë nga Afrika në Jemen u mbyt, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM).

Anija që u përmbys të hënën mbante rreth 260 persona, kryesisht nga Etiopia dhe Somalia, të cilët ishin nisur nga bregu verior i Somalisë për të udhëtuar 320 km nëpër Gjirin e Adenit për të arritur në Jemen, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

Refugjatët dhe emigrantët nga kjo zonë po zgjedhin gjithnjë e më shumë udhëtimin e rrezikshëm për të arritur në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera arabe të rajonit nëpërmjet Jemenit.

IOM tha në një deklaratë të martën se 71 persona ishin shpëtuar, tetë prej të cilëve u dërguan në spital. Të paktën gjashtë fëmijë dhe 31 gra ishin në mesin e të vdekurve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 22:37