A ka nevojë për balancer në ndarjen e pagave në sektorin shtetëror

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:30

A ka nevojë për balancer në ndarjen e pagave në sektorin shtetëror

Shkruan: Nexhat Bexheti

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në mars 2024 është 40.496 denarë. Programuesit e kompjuterëve marrin pagat më të larta në vend, profesion që prej kohësh është i pari në listën e më të paguarve në vend, transmeton Portalb.mk.

Paga mesatare në mars të vitit 2024 ka qenë pak më shumë se 1.500 euro ose mesatarisht 96.573 denarë – sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.

E dyta në listën e profesioneve më të paguara janë “Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike”, të cilat në muajin mars kanë marrë mesatarisht 73.701 denarë neto pagë. Të tretët më të paguar për muajin mars ishin të punësuarit në “Prodhimin e produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike” me 65.408 denarë.

Në anën tjetër, profesionet më pak të paguara në vend kanë paga të paktën tre herë dhe madje katër herë më të ulëta se profesionet me të ardhurat më të larta. Kështu, punonjësit në sektorin “Mbrojtje dhe Veprimtari Hetimore, pagat e të cilëve janë më të ulëta se paga minimale aktuale, janë padyshim në fund. Ose në mars 2024 kanë marrë mesatarisht 22.155 denarë”.

Nga paraqitja e pagave sipas Portalb.mk,të cilat të dhënat janë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Në shiqim të pare do të vërejmë dallime enorme në shumën e parave, jo vetëm tek sektorët e lartpërmendura por dallimet shtrihen edhe te nivelet tjera shtetërore:arsim infermieri,administrate gjyqsore etj.

Bëhet pyetja pse është mundësuar ky dallim i të ardhurave në sektorin shtetëror,kur dihet se mjetet e kanë burimin e përbashkët buxhetin. A është deskriminim ndarje e mjeteve financiare,apo favorizim i kualifikimeve diferenciare,apo drejtuesit e sektorëvetë caktuara janë më të shkathtë që për punonjësit e vetë t’ë tërheqin financa më të larta në krahasim me sektorë tjerë shtetrëorë. Ndoshta koeficienti është i mbivlerësuar,koeficienti është defekti kryesor. Parashtrohet nevoja që të bëhet një rishqyrtim i dukurisë, e cila e ka aktivizuar spiralen e pakënaqësive të cilat janë shprehur në protesta.

Qeveria e re me siguri do t’ë përkushtohet që të gjejë një balancer,ose ndonjë mekanizëm tjetër i cili do t’i zbutë pakënaqësitë në ndarjen e të ardhurave brenda buxhetit. Prandaj qeveria e kaluar është përballur me protesta të shpeshta,si shprehje e revoltës së punonjësve të sektorit shtetërorë. Ngelim me shpresë se do të ketë ndryshim edhe në këtë sferë, mos e quajmë anomali.

Sektori privat nuk ka pritur nxitjen nga sektori publik për të bërë rritjen e pagave në dy vitet e fundit pasi është detyruar nga nevojat e tij të përgjithshme, nga shkurtesa e tregut dhe për të rritur konkurrueshmërinë,por edhe sektori privat duhet t’a respektojë ligjin për pagat minimale.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 20:30