Filipçe: Organet e reja partiake për organizim më të mirë, por edhe për sjellje të përgjegjshme dhe etike në LSDM

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:52

Filipçe: Organet e reja partiake për organizim më të mirë, por edhe për sjellje të përgjegjshme dhe etike në LSDM

Organet e reja partiake, ndryshimi i modelit të zgjedhjes dhe emërimit të kryetarëve të organizatave komunale dhe kandidatëve për kryetarë komunash si dhe futja e komisioneve sektoriale si formë e mbikëqyrjes mbi punën e qeverisë dhe ministrive janë vetëm një pjesë e ndryshimeve organizative që Venko Filipçe propozon në programin e tij kandidat për kryetar të LSDM-së, përcjell FLAKA.

Siç ka thënë tashmë, në programin partiak me të cilin pretendon të jetë kryetar i LSDM-së, Filipçe ka inkorporuar idetë dhe mendimet e marra nga takimet me anëtarësinë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare. Këto organe dhe funksionet e tyre, Filipçe i ka publikuar edhe në profilin e tij në Facebook.

Këshilli për Politikë dhe Strategji do të përbëhet nga politikanë, ekspertë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të cilët do të analizojnë situatën politike në baza ditore dhe do të krijojnë strategji dhe politika për partinë.

Ish politikanët e LSDM-së me përvojë shumëvjeçare, nga ana tjetër, do ta përbëjnë Këshillin e veteranëve të partisë dhe do ta këshillojnë kryetarin.

“Duke shfrytëzuar rëndësinë dhe përvojën e madhe të anëtarëve të saj, LSDM në të ardhmen do të marrë vendime të shëndosha strategjike. Këshilli do të luajë një rol kyç në forcimin e kohezionit në parti dhe bashkimin e të gjitha rrymave dhe krahëve”, thuhet në postimin e Filipçes.

Përveç këtyre këshillave, Filipçe parasheh edhe themelimin e Komisionit për Etikën dhe Përgjegjësinë, detyra e të cilit do të jetë të mbikëqyrë punën e zyrtarëve partiakë dhe të sigurojë që të gjithë anëtarët e partisë, nga niveli më i ulët deri tek ai më i lartë drejtues, t’i përmbahen kodi i sjelljes së partisë

“Krijimi i Komisionit për Etikë dhe Përgjegjësi është hap kritik në sigurimin e transparencës dhe sjelljes etike në LSDM”, thekson Filipçe.

Përveç Filipçes, në garë për kryetar të LSDM-së po hyjnë edhe Sllavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski. Zgjedhjet për kryetar të partisë do të mbahen më 30 qershor. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Qershor, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media